Luçiano Boçi ka qenë zëri i parë nga Partia Demokratike që ka komentuar darkën mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
Me anë të një postimi në “Facebook”, deputeti i PD-së i Qarkut të Elbasanit është shprehur me ironi se “Shqipëria ka ik për “peshk” (shqopë)! Duhet shpëtuar nga peshkaqenët!”.
Ai ka shkruan në mënyrë ironike duke iu referuar faktit se darka Rama-Meta u zhvillua në një restorant me prodhime deti në kryeqytet te zona e “Pazarit të Ri”.





