Pavaresisht se Kendall Jenner preferon të marrë më pak vëmendje mediatike dhe ta mbaj totalisht sekrete jeten private, kete herë nuk ia ka dalë dot, pasi paparacët mund të kenë zbuluar partnerin e saj të ri.
Bëhet fjalë për basketbollistin 23 vjeçar, Devin Booker. Dyshohet se ata kanë filluar të dalin me njëri-tjetrin në fillim të këtij viti dhe kanë qenë komentet flirtuese në Instagram që i kanë zbuluar.
Ditën e djeshme, Kendall dhe Devin kaluan një darkë romantike në Malibu dhe ndonëse dolën nga dyer të ndryshme, nuk mund t’i shpëtonin syrit të fotografëve. Atyre iu bashkua dhe Kylie Jenner, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mund të jetë tashmë edhe “familjare”.





