Një 51-vjeçar, baba i dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës pasi konsumoi një sasi të madhe helmi.

Viktima Shpëtim Krasi nga lagjja “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi. 

Pasi kishte darkuar qetësisht me familjen ai kishte konsumuar fotoksinë dhe ishte shtrirë për të fjetur. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku pas ekspertizës së kryer ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit fostoksinë në gjak.

Shpëtim Krasi ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte prej vitesh si roje në një filial banke në Berat. Sipas familjarëve, ai ishte një njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja depresioni.

Familjarët thonë se, Shpëtimi kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten, me të cilën ishte në procedurat e divorcit.

Ata kanë deklaruar në polici se ky mund të ketë qenë i vetmi shkak që e çoi drejt vetëhelmimit Shpëtimin, që nuk hapej me askënd për problemet e tij familjare.