Ekskluzive e “Dyrrah”-ut/ Kështu kompania lobuese e angazhuar nga Tirana, pasi deformoi qëndrimin zyrtar të SHBA-ve, u detyrua të kërkonte falje. Ambasada amerikane në Tiranë i sugjeroi Top-Channel-it të denonconte skandalin
TIRANË, 19 prill 2013– DASH-i mund të padiste në gjykatë kompaninë lobuese “Podesta Group”, me argumentin se se ka deformuar qëndrimin zyrtar të SHBA-ve për zhvillimet në Shqipëri, mësoi “Dyrrah”-u.
Prandaj “Podesta” kërkoi brenda një ore falje, thanë burime diplomatike.
Në njoftimin e shpërndarë për mediet, të kësaj kompanie, citimet në deklaratën e Xhonatan Mur-it (Jonathan Moore), drejtor në Departamentin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Evropës Qendrore e Jugore, gjatë konferencës për shtyp që dha më 18 prill 2013 në Tiranë, jo vetëm që janë zbutur, por edhe manipuluar, tha “Top-Channel”.
Ndërsa Xhonatan Mur-i e quan zëvendësimin e Ilirjan Muhos, një pikëpyetje të madhe për argumentin ligjor të qeverisë për zëvendësimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (“although we do recognize some concerns about change in balance with the formation of the pre-election coalition, we believe that there is a strong legal argument questioning the way Parliament voted on April 15th”, shih http://tirana.usembassy.gov/press-releases2/2013-press-releases/transcript-of-press-conference-with-jonathan-moore-department-of-state-director-office-of-south-central-european-affairs-april-18-2013.html – “megjithëse ne i njohim disa nga shqetësimet për ndryshimet në balanca me formatimin e koalicioneve parazgjedhore, ne besojmë se ka një argument të fortë ligjor që vë në pikëpyetje votimin e datës 15 prill në Parlament”, përkthimi sipas sajtit të ambasadës amerikane, shih http://albanian.tirana.usembassy.gov/latest-embassy-news/2013—deklarata/konferenca-pr-shtyp-e-jonathan-moore-drejtor-i-zyrs-pr-shtjet-e-europs-qndrore-e-jugore-n-departmentin-e-shtetit-18-prill-2013.html- “Dyrrah”), në njoftimin e “Podesta”-s është tjetërsuar kjo deklaratë.
Njoftimi i “Podesta”-s, që citon zyrtarin amerikan, thotë se “ne vëmë re shqetësime për balancën në KQZ, por ne besojmë se ka një argument ligjor të fortë për mënyrën se si parlamenti votoi”.
Kjo deklaratë bie ndesh me atë të zyrtarit amerikan, i cili tha se ka një argument të fortë ligjor, që vë në pikëpyetje votimin në parlament në datën 15 prill.
Pas këtij lajmi, që Top Channel-i transmetoi në edicionin qendror, reagoi kompania “Podesta”, e cila pranoi se kishte çuar një e-mail me shkurtime dhe se kishte bërë një përmbledhje të citimeve të zotit Mur.
“Ju kam nisur një e-mail jo të saktë dhe më pas e kam rregulluar një orë më vonë”, thonë përfaqësues të “Podesta”-s në këtë reagim (“the email I sent out today is incorrect…but I corrected it about an hour later”).
“Podesta” thotë se kërkon ndjesë për konfuzionin, por njoftimi i parë i saj ka qenë jo mirë i redaktuar, duke pranuar se deklarata e saktë e zotit Mur është ajo se “ka një argument të fortë ligjor, që vë në pikëpyetje votimin në parlament në datën 15 prill”.
“Podesta” e mbyll reagimin, duke kërkuar sërish ndjesë për tjetërsimin e deklaratës kritike të Xhonatan Murit, për bazën ligjore të zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho, nga mazhoranca në Kuvend (“Forgive the confusion, but this is to correct the email I just sent out, which a sharp eye in Tirana points out was not accurate. The correct and more complete quote from Moore in a press conference at the embassy was: “As our Embassy has made clear, although we do recognize some concerns about change in balance with the formation of the pre-election coalition, we believe that there is a strong legal argument questioning the way Parliament voted on April 15th.”) http://top-channel.tv/artikull.php?id=255484.
Nga ana tjetër, burimet e “Dyrrah”-ut kanë mësuar se për denoncimin e këtij skandali të kompanisë lobuese “Podesta Group” ka ndikuar stafi i ambasadës amerikane në Tiranë, që i sugjeroi televizionit kombëtar Top-Channel të bënte publik faktin.
Këtë e kuptoi “Podesta” që u detyrua të kërkonte ndjesë pranë televizionit.
Nuk përjashtohet mundësia që Departamenti Amerikan i Shtetit të paraqiste padi në një gjykatë amerikane për deformimin e mesazhit të z. Mur, pasi këtu luhet me interesat gjeostrategjikë të SHBA në Ballkan, thanë burimet diplomatike të “Dyrrahu”-ut.
/th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





