TIRANE-Dashamir Peza, deputeti socialist shkon në Parlament me biçikletë. Qetësisht pa zhurmë, por jo pa rënë në sy, deputeti u jepte pedaleve të bicikletës që e parkoi në oborrin e Parlamentit dhe më pas u fut brenda për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit që po diskuton prej disa orësh aktin normativ për pr/buxhetin 2013.
Deputeti thekson se ka disa muaj që qarkullon me mjetin me 2 rrota dhe jo me makinë. Duket se Peza ia ka ndier lezetin bicikletës dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe kur vetem nje cast te imagjinosh rrugët plot trafik të kryeqytetit dhe përpjekjet për të gjetur një vend parkimi.
/balkanweb/





