Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur non grata dy zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në këtë shtet.
Sipas DASH, Artan Grubi dhe Enver Bexhetin janë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov.
“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi (UBK). Mijalkov është shpallur non grata në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c)”, – thuhet në njoftimin e DASH.