Departamenti Amerikan Shtetit publikoi listën e vendeve mikpritëse dhe të përshtatshme për bizneset amerikane për vitin 2018. Në këtë listë udhëzuese për bizneset amerikane nuk bën pjesë Shqipëria. Me këtë vendim, biznesi amerikan e sheh vendin tonë si një vend të pasigurt për investime nga sipërmarrjet amerikane.
Shoqata shqiptaro-amerikane e Biznesit në Tiranë i është ankuar për ndryshimin herë pas here të taksave dhe tarifave në biznes, çka ka bërë që Shqipëria të mos konsiderohet si një preferencë për investime.
Në rajonin e Ballkanit në listën e vendeve të sugjeruar nga DASH për investime bën pjesë Bullgaria, Kroacia, Greqia, Mali i Zi dhe Kosova.





