Për të 7-tin vit me radhë Shqipëria vazhdon të jetë një vend i papëlqyer për investimet e huaja. Raporti i DASH evidenton se vendi duhet të përmbushë kushte përpara komferencës së parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave në BE.

Në raport thuhet se pavarësisht një kornize të shëndoshë ligjore dhe përparimit në reformën elektronike, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobët të kontratave, si nga problemet e vazhdueshme në Shqipëri. 

Raportet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. 

Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri sepse titulli i qartë është i vështirë për t’u fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës.

Mbivendosja e titujve të pronave është një çështje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit për tokën e konfiskuar nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë joefikas dhe i papërshtatshëm. 

Qeveria shqiptare ka kaluar disa ligje në lidhje me pronën që janë të pakoordinuara dhe jo realisht efektive. Sipas raportit të progresit të BE-së, vendi ende nuk ka trajtuar siç duhet kompensimin e pronave.

Më tej në raport thuhet se Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International 2019 e renditi Shqipërinë në vendin e 106-të të 180 vendeve, një rënie prej shtatë vendeve nga 2018-a.

Si pasojë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tani perceptohen si vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor.

Disa nga gjetjet në raport

•             Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja.

•             Mungesa e transparencës sidomos në prokurimet publike.

•             Kontrata të vështira për t’u zbatuar.

•             Korrupsioni më qeveri dhe mbi të gjitha tendera është i gjithëpranishëm.

•             Rritja e pakontrolluar e kontratave PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurencën.

•             Mungesa të analizave kosto-përfitim të këtyre kontratave ka shkatërruar garën.

•             Bizneset amerikane ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa par pagesa të tilla.

•             Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me cështje tregtare me entitete private dhe publike përfshirë dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020 një kompani amerikane u largua si pasojë e vendimeve të dyshimta të gjyqësorit dhe vendimmarrjes në pikëpyetje të palqve të tjera në një çështje që lidhet me investimet.

•             Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos cështja e certifikatës së pronësisë. Ka plot raste të individëve që manipulojmë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që nuk janë te tyre.

•             Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë,korrupsioni emdemik vazhdon të minonë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik.

•             SHBA nuk figuron më vendet e para për imvestimet e huaja direkte. Kjo tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend.