Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me shtabin elektoral në Elbasan, ka bërë batuta për deputetin demokrat Dash Sula, i cili mbeti jashtë liste dhe nuk kandidon nën sloganin e asnjë force politike në këto zgjedhje.
“Dash Sulën si e kemi? Ia nxora Dashit, se e përcaktova si një specie që nuk ka lidhje me kënetën edhe e hodhi këneta jashtë.
Një gjë e tha bukur ama, Gjel deti jam, por jam gjel deti që shtyp. Kështu që, zoti i shtoftë inatin tani”, tha Rama.
Ndër të tjera ai tregoi edhe një histori me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së në Vlorë, të cilët tha se janë bashkuar me PS.
Rama tha se njëri prej tyre i kishte thënë se nuk do dinë sesi të menazhojën fitoren sepse ishin mësuar vetëm me humbje.
“Më të bukur ma tha një nga ata çunat aty te FRPD-së së Vlorë, të gjitha ata, më kryesorët, erdhën te ne. Tha ne nuk kemi rrugë tjetër, do bashkohemi në këtë fazë.
Tha i vetmi stres që kemi është si do ta menaxhojmë fitoren, tha ne nuk jemi mësuar me fitu.
Ne dimë vetëm të menaxhojmë humbjen”, tha Rama.