9 mars 2014 – Dashamir Merkoqi, 27 vjeç, emigrant në qytezën italiane të Portogruaros (Provincia e Venecias), pasi pretendoi se i kishte humbur një sasi të hollash në banesë i kërkoi kunatës (banonte në të njëjtën shtëpi me vëllain e martuar), që t’i gjente paratë e humbura. Kunata nuk e kishte idenë, se ku kishin përfunduar paratë. Merkoqi e kërcënon me jetë kunatën dhë më pas e godet me grushta dhe shkelma duke i kërkuar paratë. Kunata, e cila ishte 5 muaj me barrë qan dhe bërtet. E bija 11 muajshe e tmerruar nga të bërtiturat e së ëmës fillon të qajë. Dashamiri, shumë i irrituar, godet me grusht edhe mbesën në fytyrë dhe në krahë. Fqinja italiane ndërhyn për të mbrojtur kunatën shtatzanë, por edhe ajo bëhet shenjestër grushtash dhe shkelmash.

Mjekët e spitalit, ku u shtruan nënë e bijë besojnë se vogëlushja do shërohet për tetë ditë, ndërsa e ëma për 25 ditë. Mjekët sigurojnë, që kunata nuk ka rrezik dështimi për shkak të dajakut, që i dha kunati. Karabinerët pasi u përplasën fizikisht me Dashamirin arritën t’i vënë hekurat duke e dërguar në burgun e kështjellës së Pordenones.

/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/