Kreu i LZHK Dashamir Shehi bëri përgjegjëse qeverinë për krizën ekonomike në vendin tonë.
Duke folur nga foltorja e Kuvendit ai u shpreh se rritja e çmimeve vërtetë ka prekur të gjithë botën por shtoi se të gjitha qeveritë kanë ndërmarrë masa reale dhe jo arnime.
“Të nderuar kolegë. Tani i rikthehemi edhe njëherë punës sës çmimeve. Këtu mund të thonë se kanë bërë pafund. Është e vërtetë që në të gjithë botën po ngrihen çmimet por bota merr masa reale. Nuk merr arnime sipërfaqësore duke pritur se çfarë do ndodhë pas dy muajsh. Edhe kjo që po ndodh sot është përgjegjësi e qeverisë.
Kriza ka muaj që është. Kjo qeveri duhet ta kishte parashikuar këtë lloj situate. Këtu ndodhemi gjithmonë me emergjencë përpara një fakti. Duhet mbyllur kjo lloj politike. Një qeveri e përgjegjshme mendon 2-3 vite përpara se çfarë do të ndodhë.
Një nga këto elementët ishte thjeshtësisht i parashikueshëm. Çmimet e inputeve kanë shkuar tre fish. Ne para tre muajve i futëm edhe një shkelm tjetër. Sot do kishgim një bujqësi që duhet ta kishim stimuluar. Ne këtu kemi pranverën përpara dhe tokat do të mbeten prapë pa punuar”, u shpreh Shehi.





