Itali, 22 qershor 2014 – “Kjo është dashnorja ime”, shakaja në FB për një Ducati1098s, rezultoi fatale, pasi motoçikleta e “tradhtoi” tiranasin 33-vjeçar, me shtetësi italiane, me banim në qytezën e Anfo-s, provinca e Breshias, rajoni i Lombardisë.
Motorçiklisti shqiptar humbi jetën në spital, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra për shkak të aksidentit tragjik në të cilin u përfshi gjatë të shtunës. Sipas medieve italiane ai kishte fraktura të gjymtyrëve dhe një traumë shqetësuese në kokë.
“Kjo do të martohet me mua”, bënte shaka i riu në në profilin e tij në Facebook për motorin e tij. Dhe mesa duket kjo dashuri ishte nga ato derisa vdekja të na ndajë…
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





