9 maj 2015 –Elentin Hoxha, 33 vjeç , që punonte si bari delesh në zonën rurale të Napolit, kishte një dashnore rumune 34-vjeçare. Elentini bëhej xheloz, sepse ajo kundër dëshirës së Elentinit vazhdonte të punonte si “kërcimtare” në një klub nate në qytezën e Maranos afër Napolit.

Bariu shqiptar në shtator 2014, i verbuar nga xhelozia e goditi disa herë me thikë të dashurën, kërcimtaren rumune. Sot Elentini jo vetëm akuzohet për tentativë vrasje, por rumunia i ka bërë padi civile dhe i kërkon një dëmshpërblim prej 25 000 eurosh për plagët e marra.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/