Kanë qenë këto fjalë, të thëna nga shoqja e tij virtuale, që kanë shtyrë një 17 vjeçar italian, t’i dërgojë vajzës me të cilën fliste në chat fotot e tij intime. Mendoi se më në fund komunikimi virtual mund të shndërrohej në diçka më shumë.

Por pas këtij veprimi është penduar mjaft.

Adoleshenti është gjendur përballë kërkesës: Më dërgo 200 euro, ose fotot e tua përfundojnë online.

I frikësuar nga kjo gjë, djaloshi i është drejtuar policisë, që menjëherë ka nisur hetimet për të zbuluar se cili ishte personi që fshihej pas profilit nga i cili erdhi kërkesa.

Ndërkohë 17 vjeçari, pas kësaj eksperience të hidhur, ka vendosur ta mbyllë profilin e tij në rrjetet sociale.