Angli, 21 gusht 2014 – Të jetonin bashkë ose mos të jetonin fare. Vdiqën të kapur për dore CJ dhe Mert, të cilët i dolën përpara një treni në hekurudhën e Borehamwood, në Angli.
Dy të rinjtë të dashuruar druheshin se lidhja e tyre nuk do të pranohej asnjëherë nga familja e vajzës dhe kështu “vendosën të ishin bashkë në një vend ndryshe".
Charleight Disbrey, 15 vjeç, CJ siç e thërrisnin miqtë dhe Mert Karaoglan, 18 vjeç, ishin lidhur prej afro një muaji, ajo angleze, ai me origjinë turke.
Ata kishin bindjen se lidhja e tyre nuk do të pranohej për çështje kulturore, kështu që vendosën t’i jepnin fund jetës, bashkë. 17 qershorin e vitit të kaluar lanë takimin në stacionin e vdekjes.
Babai i djalit, Sukru Karaoglan, tregon se atë mëngjes djali ishte ngritur më herët se zakonisht dhe kishte shkuar në shkollë pa ngrënë mëngjes dhe pa i folur askujt.
Ndërkohë pasdite i tha familjes se do të dilte me disa shokë. Ajo ishte hera e fundit që Sukru pa të gjallë djalin e tij. Rreth orës 19.00, dy të rinjtë dhanë mesazhin e fundit për miqtë.
Mert i dërgoi një mesazh Harry Whitlock, shokut të tij, i cili thotë se, “Më dërguan një mesazh dhe një fotografi, ishin bashkë dhe të qeshur. Kishin shkruar. Gjej telefonin tim, gjej videon. Të kam xhan”.
Në videon disa minutëshe të rinjtë shpjegonin atë që kishin ndërmend të bënin, “Dashuria jonë nuk pranohet. Do të ikim për të jetuar historinë tonë në një vend tjetër”.
Ditën e djeshme gjyqtari Graham Danbury, e arkivoi çështjen si vetëvrasje duke shpjeguar se, “Intensiteti i ndjenjave të tyre, bëri që të injorojnë pasojat”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





