Tashmë çdo gjë vërtetohet 100 %. Pjesëmarrja në një set fotografik ka bërë që çifti të pranoj publikisht që lidhja e tyre është serioze. Bëhet fjalë për Gigi Hadid dhe Zayn Malik, i cili nuk lë rast pa demonstruar dashurinë për Gigin.
Çifti ka pozuar për revistën Vogue duke treguar tashmë publikisht se kanë një lidhje serioze. Gjatë setit fotografik, Gigi ka veshur një fustan serioz dhe klasik britanik, të dizenjuar nga Victoria Beckham.
Seti fotografik është gjithashtu një mënyrë për të festuar suksesin e këngëve solo të publikuara nga Zayn, ku pjesëmarrëse ishte dhe Gigi.