22 maj 2014 – Didier Drogba dhe Adnan Januzaj përveç dallimeve që kanë si futbollistë, kanë një dallim të madh edhe përsa i përket atdheut. Sulmuesi i Galatasay është hero në kuptimin e plotë të fjalës përvendlindjen e tij, Bregun e Fildishtë. Ish ylli i Chelseat ka refuzuar shumë oferta nga shtetet e tjera sepse babai tij i kishte lënë një amanet: edhe nëse bëhet i famshëm e shumë i pasur gjithmonë duhet të përfaqësosh atdheun tënd.
Një shembull krejt ndryshe nga ai i talentit 19-vjeçar të Manchester United Adnan Januzaj. Ylli me origjinë nga Istogu refuzoi të luajë për vendlindjen e babait të tij duke zgjedhur përfaqësuesen e Belgjikës, vendin ku është rritur.
Por zhgënjimi me të nuk mbaron me kaq: Januzaj u tregua naiv pak ditë pas kishtezgjedhur Belgjikën duke thënë publikisht se nuk do të luante për Kosovën edhe nëse kjo e fundit njihet zyrtarisht nga FIFA.
Ai thjesht për respekt ndaj popullit dhe familjes së tij, edhe po të mos luaj, mund të mos e bënte atë deklaratë.





