Mark Antoni dhe Kleopatra 

Historia e dashurisë së faraones së fundit të Egjyptit dhe gjeneralit të pashëm romak skandalizoi gjithë shoqërinë romake dhe politikanët romakë. Ata u martuan në vitin 36 para Krishtit, por dashuria e tyre nuk pati fund të lumtur. 

Abelard dhe Heloise 

Filozofi Abelard u dashurua me mbesën e punëdhënësit të tij, Heloisen me të cilën pati dhe një fëmijë. Mirëpo pasi u mor vesh një gjë e tillë, Heloisen e mbyllën në një kuvend dhe Abelard vendosi të bëhej murg. 

Shah Jahan dhe Mumtaz Mahal

Perandori Shah Jahan ishte i dashuruar marrëzisht pas gruas së tij 15-vjeçare, Mumtaz Mahal. Ajo i dhuroi atij 14 fëmijë dhe pas vdekjes së saj në 1629, Jahan vendosi të ndërtonte në nder të saj një monument. 

Xhon Alden dhe Prishila Mullins 

Historia e tyre ishte një nga romancat e para në kolonitë amerikane. Historia e tyre është e përjetësuar në një poemë të vitit 1858 të Henry Longfellu. Alden dhe Mullins lindën 11 fëmijë dhe janë ndër themeluesit e Duksbëri në Masacusets. 

Abigail dhe Xhon Adams 

Një histori dashurie gjysmëshekullore gjatë luftës revolucionar. Intelekti i Abigail tërhoqi vëmendjen e avokatit të ri, Xhon Adams dhe ata u martuan në vitin 1764. Ishte një dashuri intelektuale dhe romantike që do të zgjaste për 50 vjet. 

Viktoria dhe Alberti 

Mbretëresha Viktoria dhe Princi Albert u martuan më 1840. Çifti pati nëntë fëmijë dhe Viktoria ishte shumë e dashuruar pas bashkëshortit të saj. Kur Albert vdiq më 1861 ajo nuk u shfaq në publik për tre vjet rresht. 

Robert dhe Elizabeth Brouning

Një histori dashurie sekrete mes dy poetëve legjendarë. Ata u detyruan të arratisen në Itali pas kundërshtimit të babait të Elizabeth për martesën. Poezitë e të dyve u frymëzuan pikërisht nga historia e dashurisë së tyre. 

Marie dhe Pier Kurie 

Partnerë në dashuri dhe në shkencë. Marie kalonte çdo minutë kohë të lirë duke studiuar në laborator. Kështu ajo i ra në sy Pier Kurie, i cili ishte drejtori i një prej laboratorëve ku ajo punonte. Ai i bëri asaj propozime të shumta martese deri sa ajo pranoi.