Ishte dashuruar marrëzisht me një stjuardesë të një fluturimi të kompanisë ‘Lufthansa’, që nisej nga aeroporti i Beogradit për Frankfurt, saqë lëshon alarmin për një bombë në avion, në mënyrë që ai të mos nisej dhe stjuardesa të mbetej aty.

65-vjeçari Zoran N., pasi kishte marrë refuzim nga stjuardesa për të dalë me të, ka gjetur zgjidhjen "ekstreme": bën një telefonatë anonime, e cila alarmonte për një bombë në avion.

Pas alarmit, ishin evakuuar 130 pasagjerë të cilët ishin në bordin e avionit dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve edhe stjuardesa që "çmendi" telefonuesin.

Pas kontrolleve të kujdesshme dhe qartësimit se nuk ka asnjë bombë në bord, fluturimi i Lufthansa-s, fillimisht i programuar për në 6:15 të 18 korrikut, u nis për Frankfurt pas orës 14.

Por zotërisë së fiksuar, i kushtoi shtrenjtë çmenduria e tij, pasi gjykatësi vendosi një muaj burg për të.