Itali, 5 gusht 2014  – Ndalohet një 24-vjeçar shqiptar me iniciale Feliks Mustafa, përgjegjës për shfrytëzim prostitucioni, për ushtrim dhune dhe për përdorimin e armëve. Ndërsa 5 shqiptarë të tjerë, të identifikuar tashmë nga policia, akuzohen për plagosje, kanosje dhe dhunë ndaj një të riu rumun dhe një 20 vjeçareje moldave.

Ngjarja ka nisur mbrëmjen e 18 korrikut, kur një qytetar telefonoi në sallën operative për të denoncuar arratisjes së një vajze dhe një personi të rrëmbyer. 

Nga hetimet e policisë u zbulua se një vajzë 20 vjeçare moldave, e shfrytëzuar si prostitutë nga një grup shqiptarësh njohu një djalë rumun, 30 vjeç, i cili ishte stabilizuar me punë dhe dokumente në Itali.

Në fillim 30 vjeçari ishte vetëm një klient, por më pas i riu ra në dashuri me 20 vjeçaren dhe vendosi për ta nxjerrë atë nga rrjeti i prostitucionit.

Ata kalonin shumë kohë së bashku, dhe nganjëherë ai paguante një çmim më të lartë, në mënyrë që shfrytëzuesit e saj të mos ankoheshin për rënien e fitimit. 

Mbrëmjen e 18 korrikut, ai kërkoi një takim me tutorin e vajzës, në mënyrë që t’i kërkonte që ta linte të qetë 20 vjeçaren moldave.

Por Feliks Mustafa nuk erdhi vetëm, por me 4 shqiptarë të tjerë dhe një rumun, të cilët e tërhoqën zvarrë djalin dhe e futën në makinë me dhunë. U nisën drejt një vendi të vogël e të fshehtë ku e mbanin nën kërcënimin e armëve. Ata i thoshin që vajza tashmë ishte pronë e tyre dhe ai duhet të hiqte dorë prej saj.

I terrorizuar, djali i telefonoi 20-vjeçares, për ta siguruar atë që ishte gjallë, dhe i kërkoi që të mos ngrejë padi, sepse ishte shumë i frikësuar, dhe në fakt, kur u mor në pyetje nga agjentët, ai ofron një version të hutuar dhe nuk e zbuloi emrin e sulmuesit.

Por falë telekamerave në vendngjarje, agjentët ishin në gjendje të zbulonin vendin ku po mbahej rumuni dhe arritën të identifikonin 3 prej agresorëve. Në këtë pikë viktima tregoi gjithë të vërtetën dhe tashmë vajza është në programin e mbrojtjes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/