Një vajzë është gjetur e pajetë në Shkodër këtë të enjte.
Mësohet se vajza ka qenë në një dasmë. Në një moment, ajo ka dalë nga ambienti ku zhvillohej dasma në fshatin Melgushë e më pas është gjetur e pajetë pranë një makine.
Nuk dihet ende ende se pse e reja ka ndërruar jetë. Ekspertiza pritet të zbardhë edhe shkaqet e ngjarjes.





