Në Kosovë është zhvilluar një dasmë madhështore e cila ka bërë bashkë emra të njohur të politikës dhe artit. Një nga menaxherët e labelit ‘Babastars’ Dekor Sahiti, është martuar me partneren e tij Adea në një festë të madhe. Dekori, aksioner edhe në një nga klabet më të mëdha në Prishtinë është vëllai i dizajnerit Valdrin Sahiti.

Në dasmë ishin të ftuar Getoar Selimi, i shoqëruar nga e fejuara Marina Vjollca. Në një video të publikuar dëgjohet reperi duke kënduar muzikë popullore si rrallëherë më parë.

Por në të njëjtin ambient ishte edhe Liberta Spahiu, ish-e dashura e Getoarit e cila tashmë përflitet të jetë në një lidhje me kompozitorin Flori Mumajesi.

E nëse nuk janë në një lidhje, ata janë miq shumë të mirë pasi Liberta në videot e saj në ‘InstaStory’ ka publikuar kryesisht momente gjatë kohës që Flori këndonte për çiftin që lidhi kurorë.