13 korrik 2015 – Pas ardhjes në jetë të djalit tyre të parë Luan, Blerimi dhe Erjona e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Mesfushori tetovar i Gallatasarait vendosi më në fund të lidhte jetën me të dashurën e tij, Erjona duke i dhuruar asaj një dasmë madhështore.
Blerimi dhe Erjona kanë dy vite sëbashku. Ata janë njohur për herë të parë më 10 korrik të 2013-s, ndërsa sot kanë një djalë dhe nuk hezitojnë ta shfaqin lumturinë e tyre si familje në rrjetin social “Instagram”. I pranishëm në dasmën e 29-vjeçarit ishte dhe shoku i tij i Kombëtares Zviceriane, Valon Berhami.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/