Këtë të hënë, çifti i njohur Robin dhe Marigona Krasniqi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Boksieri i njohur shqiptar dhe modelja kanë organizuar një dasmë spektakolare.

Fustani i bardhë i Marigonës ka qenë stil princeshe, ndërsa buzëqeshja e Robinit ka reflektuar të gjitha emocionet e momentit.

Kujtojmë që çifti u fejuan në fillim të këtij viti, ndërsa gjatë muajit prill njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë. Ata fillimisht e zyrtarizuan martesën e tyre në Gjermani gjatë muajit mars, ndërsa ceremoninë në Shqipëri e organizuan për personat e zemrës që kishin larg.