Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën e vjetër të Ndroqit, subjektin me administator shtetasin P. B., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në kundështim me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të ushtruara në Manzë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë proceduar penalisht shtetasit:

Gj. B., 53 vjeç, banues në fshatin Draç, Ishëm.

M. B., 42 vjeç, banues në fshatin Bizë, Ishëm.

O. M., 56 vjeç, banues në fshatin Vardardhë, Sukth.

Këta shtetas kanë organizuar ceremoni familjare dhe kanë vendosur muzikë të lartë në banesat e tyre duke prishur qetësinë publike.