Organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative pronari i lokalit.
“Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë kanë evidentuar në lagjen nr. 6, Vardadhë, Sukth, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin P. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.





