Një festë tradicionale startoi mbrëmjen e 13 marsit e që vazhdon gjatë gjithë ditës se nesërme, më 14 mars, datë që konsiderohet si ndarje me dimrin.

Në qytetin e Kukesit dhe në fshatrat përreth tradicionalisht ndizen zjarre me dru të vjetër apo shkurre si paralajmërim për Ditën e Verës.

Por ky ritual prej vitesh e ka humbur traditën, pasi per ndezjen e zjarreve nga femijët po përdoren goma makine.

Dhjetëra goma u grumbulluan këtë mbrëmje pranë banesave, pallateve e shesheve për t’u vënë me pas zjarrin natën para 14 marsit.

Shërbimi zjarrefikes i Bashkise Kukes gjatë kesaj mbremje, sipas Gafurr Rexhes shef i Sherbimit, ka shuar 10 vatra zjarri me goma.

Djegia e gomave te makinave solli një ndotje masive të ambientit dhe rrezik serioz për objektin e një shkolle 9-vjeçare dhe një cerdhe të qytetit pasi gomat u ndezën në oborret e tyre.

Fenomen tjetër është ndezja e kazaneve të mbeturinave dhe përmbysja e tyre ne rrugicat e lagjeve duke sjellë bllokimin e lëvizjes së mjeteve dhe këmbësoreve.