DURRËS, 2 nëntor 2014– Karabinierët e qytezës së Lavanjas (Lavagna) në Liguria arrestuan Daut Ibrahimin, 28 vjeç duke e akuzuar për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe plagosje. Dauti sëbashku me një mikun e vet italian në 22 qershor 2014 goditën me grushta dhe me qytën e pistoletës një italian, 24 vjeçar, i cili u shtrua në spital për 8 ditë nga plagët e marra. Dauti dhe italiani tjetër, pas arrestimit u dërguan në Burgun e Marassi-t.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





