Një transmetim i ri qysh prej 22 prillit ka nisur një show në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me titull, “Unë dhe fiksimi im”, i cili po i njeh spektatorët me histori të pazakonta dhe të padëgjuara, si ajo e 37 vjeçarit, Davecat, një djalë nga Detroit, i cili nuk arrin të ndahet dot nga kukulla e tij plastike.

Ai e përshkruan si një grua, si një të fejuar dhe si shoqen e tij të jetës.

Ndërkaq psikologut i ka thënë se, “Nuk gjej asgjë te një vajzë prej mishi dhe kocke, për të cilën t’ia vlejë që të largohem nga kukulla ime reale Sidora.

Pas një dite të gjatë pune dhe kontakteve me njerëzit, nuk dua të kem të bëjë më me njerëz të tjerë dhe kundërshtitë e tyre.

Kur njoh miq të rinj, nuk arrij që tu them atyre hapur që partnerja ime është një kukull”.