FRANCE, 24 shkurt 2013– Autoritetet financiare franceze kanë nisur një hetim për marrëveshjet financiare të futbollistit David Beckham dhe skuadrës së Paris Saint-Germain.

37 vjeçari anglez do të debutojë sot me PSG por duket se ka preferuar të bëjë një manovër me pagën e tij me qëllim që ti shpëtojë taksave super të larta në Francë.

Pavarësisht se përfaqësuesit e Beckham e kanë mohuar taktikën për të shmangur sistemin e taksimit, autoritetet tanimë e kanë nisur një hetim zyrtar për këtë çështje.