FRANCE – Pasi vendosi për të ardhmen e tij futbollistike David Beckham i ka bërë një dhuratë fansave të tij.
Ish kapiteni 37 vjeçar i Anglisë, që firmosi pak ditë më parë një kontratë të re me Paris Saint-Germain, është zhveshur për të pozuar me të brendshmet për meshkuj të markes H&M.
Ndërsa përgatitet për një sezon të ri futbollistik Beckham rikthehet edhe një herë të bëjë atë që di të bëjë shumë mirë, reklamimin e të brendshmeve. Dhe fansat normalisht mbesin të kënaqur. Pavarësisht 37 viteve që ka mbi shpinë Beckham shfaq ende një fizik për t’u pasur zili.