Pasioni i David Beckham për makinat tashmë është I njohur. Me rastin e mundësisë, që Maserati u jep klientëve të saj për të krijuar makinën e tyre të personalizuar, ish-ylli anglez la të lirë imagjinatën e tij dhe dizajnoi koleksionin “Fuoriserie DB Essentials”.

I frymëzuar nga Maserati Ghibli coupé i vitit 1967 dhe Maserati Quattroporte Royale i vitit 1986, ai zgjodhi ngjyrën e verdhë në versionin e parë dhe gri në të dytin.

Videoja e Maserati MC20 Notte konfirmon shijen e David Beckham në dizajnin e koleksionit Maserati.