Mançester Junajtid vazhdon të jetë nën presidencën e familjes Glazer bashkë me Sir Jim Ratklif. Megjithatë, mbështetësit e pakënaqur kanë shprehur shpejt zhgënjimin e tyre ndaj të dyve në kohët e fundit.

Në vitin 2023, David Beckham iu përgjigj “The Athletic” kur u pyet për Glazerët, nëse ishte koha për ndryshime. Ai u përgjigj: “Kushdo që drejton klubin, duhet të jenë pasionantë, të përfshirë, të marrin vendimet e duhura, të sjellin lojtarët e duhur dhe të investojnë në klub. Klubi ka nevojë për investim, qoftë në pajisjet e stërvitjes, stadium, fushë… këto lloje gjërash duhet të bëhen dhe ndryshime duhen të ndodhin, sidomos kur sheh se çfarë po bën Man.Siti”, ishin fjalët e Bekam. Ish-”Golden Boy” pranoi se Glazerët kanë arritur shumë, veçanërisht financiarisht, duke u bërë temë diskutimi çmimi i mundshëm për shitjen e Junaitid.

“Por ka nevojë për ndryshime. Të gjithë e kemi parë atë, të gjithë e dimë”, ka pohuar së fundi Bekam. Mirëpo kur është pyetur nëse do të dëshironte të angazhohej me “Djajtë e Kuq”, Bekam u shpreh: “Kam shumë gjëra për t’u marrë dhe fokusi im ka qenë krejtësisht tek Inter Majemi, apo dhe gjithçka që ndodh në biznesin tim. Por nuk jam afruar. Ndonëse mendoj se çdo angazhim me Mançester Junaitid do të kishte shumë rëndësi për mua në të ardhmen. Por kush e di? Do të shohim çfarë ndodh në muajt e ardhshëm. Ëndrrët edhe bëhen realitet…” Ai shpreson… Por edhe nëse nuk do të përfshihet, do të mbetet një tifoz i Junaitid, duke ndjekur ekipin si të gjithë tifozët e tjerë. Sa i takon merkatos, Mateta i K.Palas mund të ndryshojë skuadër në verë dhe ka përfunduar në shënjestrën e Junajtid.

Sulmuesi francez, autor i 9 golave dhe 2 asisteve këtë sezon, ishte pranë largimit në janar, por transferimi te Milani dështoi. Tashmë, sipas “Daily Mirror”, në garë për 28-vjeçarin kanë hyrë “Djajtë e Kuq”, që po e monitorojnë situatën e Matetas.