23 maj 2014 – Nuk kanë të sosur telashet për David Moyes. Ish trajneri i Manchester United është përfshirë në një zënkë për të cilën është kërkuar ndërhyrja e policisë. Incidenti ka ndodhur para një bari në Lancashire. Sic bën të ditur BBC, forcat e rendit u thërritën rreth orës 22.00 të mbrëmjes në Emporium bar, në lokalitetin e Clitheroe pas një agresioni fizik në drejtim të një djaloshi 23 vjecar.

Policia e Lancashire që nuk kreu asnjë ndalim  në lidhje me ngjarjen, deklaroi se i riu nuk kishte nevojë për tu dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa është ende e paqarta dinamika e ngjarjes dhe roli që David Moyes ka patur në zënkë por faqja e BBC pretendon se tekniku është nën hetim nga policia britanike. Trajneri skocez u pushua nga Manchester United prillin e shkuar pas 10 muajsh në drejtimin e skuadrës në Old Trafford. Më parë kishte drejtuar për një dekadë Evertonin.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/