18 nëntor 2015 – Davide Beckham, përzgjidhet mashkulli më seksi në 2015, nga revista “People”.

Vetë 40-vjeçari, i cili është i martuar prej vitesh me ish-këngëtaren e grupit “Spice Girls”, Victoria Beckham, e cilësoi këtë çmim të revistës “People” si një nder të madh për të.Ish-futbollisti britanik, është bërë kështu fituesi i radhës i titullit që revista prestigjioze e shpall çdo vit, tashmë prej 30 vjetësh.

“Është një nder i madh” tha Beckham për revistën People. “Jam shumë i kënaqur për një çmim të tillë, pavarëisht se nuk më duket asnjëherë vetja i pashëm,” tha ai.

Vitin e kaluar, revista “People” zgjodhi si mashkullin më seksi, aktorin protagonist të filmave “Thor” dhe “Rush”, Chris Hemsëorth.

/portali DurresLajm/