12 tetor 2015 – Do të mbahet mend gjatë nata e 11 tetorit nga të gjithë shqiptarët. Për herë të parë në histori, Shqipëria kualifikohet në Kampionatin Europian. Festime pati kudo, në të gjithë vendin dhe në mjaft qytete të Evropës ku ka shqiptarë.

Sigurisht, pjesë e këtij gëzimi të madh ishte dhe trajneri Gianni de Biasi. Në një video të postuar në faqen e tij, tekniku italian shfaqet duke festuar me këngë e valle shqiptare së bashku me stafin e ekipit në restorantin e hotelit ku po qëndrojnë në Jerevan.

Djemtë ia kanë marrë këngëve popullore dhe De Biasi i shoqëron si një shqiptar i vërtetë.

/S.L. portali DurresLajm/