Trajneri i Kombëtares sonë Giovanni De Biasi është nderuar nga Coverciano e famshme italiane me çmimin e “Stolit të Artë” (Panchina d’oro) për meritat në kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e France 2016.
Në fakt De Biasi pritet të jetë një nga të ftuarit në ceremoninë e ditës së sotme në Itali ku do ti dorëzohet edhe çmimi special me motivacionin e punës së mirë dhe ngritjes së vlerave të shkollës italiane të futbollit në rangje ndërkombëtare.
Në vitin 2002 trajnerit italian ju dha çmimi “Stoli i Argjendtë” për ngjitjen e Modenës në serinë B dhe në 2006 një tjetër çmim për ngjitjen e Torinos në serinë A.