3tetor 2015 – Në sallën e Konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri i ekipit Kombëtar, Gianni De Biasi, doli në një konferencë për shtyp, përpara gazetarëve. Në qendër të vëmendjes, ishin dy ndeshjet e fundit të skuadrës kuqezi, kundër Serbisë më 8 Tetor në “Elbasan Arena” dhe kundër Armenisë më 11 Tetor në Erevan. Gjatë konferences, trajneri De Biasi, bëri publike edhe listën e futbollistëve të thirrur për këtë ndeshje. Ai e cilësoi si një ndeshje tepër te rëndësishme, dhe bëri thirrje që te gjithë të fokusohen vetëm te futbolli.

“Jemi ne fazen e fundit te kualifikueseve qe eshte shume e rendesishme. Duam te arrijme objektivin final. Duhet te bejme nje ndeshje inteligjente. Ndeshemi me rivalin me te forte te grupit ne aspektin teknik. Eshte nje sfide e rendesishme vetem per rezultatin dhe jo situatat e tjera. S’duhet te biem ne gracke per t’u shperqendruar. Te gjithe mendojme se eshte ndeshja e jetes. Besoj se kemi maturine per ta perballuar kete takim.Më tej trajneri i Kuqezinjëve deklaroi se nuk i trembet sfidës me Serbinë dhe se e gjithë vëmendja do të jetë vetëm te ndeshja e 8 Tetorit. Në listën e trajnerit nuk pati asnjë surprizë,“Kemi grumbulluar 26 lojtare. I kam idete e qarta per formacionin qe do te hedh ne fushen e lojes ne “Elbasan Arena”. Cana dhe Kukeli me kane dhene garanci se jane rikuperuar. 1 pike? Nuk kenaqem me rezultatin minimal. Hyjme ne fushe per te fituar. Nga Serbia nuk me tremb asgje, kam respekt per lojtaret e tyre”.

26 lojtarët e zgjedhur për sfidat kundër Serbisë e Armenisë:

1 Etrit Berisha

2 Alban Hoxha

3 Orges Shehi

4 Ansi Agolli

5 Arlind Ajeti

6 Naser Aliji

7 Lorik Cana

8 Berat Gjimshiti

9 Elseid Hysaj

10 Andi Lila

11 Amir Rrahmani

12 Amir Abrashi

13 Migjen Basha

14 Ergys Kaçe

15 Burim Kukeli

16 Ledjan Memushaj

17 Herolind Shala

18 Taulant Xhaka

19 Bekim Bala

20 Sokol Çikalleshi

21 Shkëlzen Gashi

22 Ermir Lenjani

23 Odise Roshi

24 Armando Sadiku

25 Hamdi Salihi

26 Alban Meha

/portali DurresLajm/