Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi foli në konferencë për shtyp, në ambientet e FSHF, nga ku konfirmoi që në përfundim të këtyre eliminatoreve do të largohet nga drejtimi i Shqipërisë: “Historia ime me Shqipërinë mund të kishte përfunduar, nëse do të humbisnim me Izraelin. Në fund të këtyre eliminatoreve do të largohem. Çdo histori e ka një fund. Shqipëria mbetet një skuadër ku do të ketë fare pak për të korrigjuar.”“Pati më shumë bindje dhe një sjelle ndryshe nga ajo me Luksemburgun. Kemi zhvilluar ndeshje të mirë me Italinë, por duke dashur të jemi të barabartë me Spanjën dhe Italinë kemi humbur nga cilësia jonë”.
Për të ardhmen:
“Nuk kam pse të flas me njeri, jam këtuprej 5 vitesh e gjysmë dhe secili nga ju e ka idenë e punës time. Kur të vendos se çfarë do të bëj atëherë do ta bëj, nuk kam pse t’i shpjegoj kujt asgjë. Në momentin kur të kem vendim do të flas.”
Për marrëdhëniet me presidentin Duka:
“Janë disa situata në jetë ku secili duhet të ndiejë besimin dhe konsideratën. Pas 5 vitesh disa nuk e kanë. Besoj që nëse Federata e donte Gianni De Biasin do të fliste me parë dhe jo tani, sepse nuk funksionon kështu. Low që është shumë i i zoti se unë është konfirmuar 4 apo 2 vite më parë. Jam këtu, bëj punën time me të njëjtin entuziazëm. Kur humbasim jam unë fajtori, kur fitojmë fitojnë lojtarët, futbollistët. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Dukën, edhe jashtë fushës është person shumë i mirë. Aspekti personal dhe human shkojnë bashkë, në aspektin human janë bërë disa gabime të pafalshme."
Për krizën me FSHF:
“Nuk ka asnjë krizë mes meje dhe presidentin. Pas ndeshjes me Izraelin disa nga ju më bënë varrimin, pasi kishim 5 humbje radhazi. Unë do të vazhdioj të 110% të mundësive të mia, për cëshjen e përbashkët të kombëtares sonë.”