Pas dekoratave, çmimeve vlerësuese dhe komplimentave nga të gjitha anët, De Biazi i ka lejuar vetes një “përmasë ekstra” para finaleve të Kampionatit Europian.

Mesa duket, shpërblimet e marra për kualifikimin historik të Shqipërisë kanë qenë të konsiderueshme për kuqezinjtë dhe 59-vjeçarin nga Sarmede. Ky i fundit ka vendosur të mbjellë flokët, në atë zonë të kokës, ku kishte filluar të “shndriste në diell”. Pra, De Biazi do të paraqitet më “i rinuar” në stolin e kombëtares sonë tani e tutje.

Pasi bëri një reklamë të një kompanie sigurimesh në Shqipëri, e cila po transmetohet në televizionet tona, disa foto të tij në një klinikë private kanë rrjedhur në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për De Biazin para mbjelljes së flokëve, në krah të një pjesëtareje të klinikës në fjalë, e cila ka dashur të reklamojë punën e vet. Dhe si mund ta bënte më mirë këtë gjë, se duke treguar kokën e trajnerit të kombëtares para shërbimit të kryer, pa flokë në pjesën e majës së kokës, dhe mbas, me flokë, ku nuk ka më asnjë pjesë të “zhveshur”.

(De Biazi para mbjelljes)