18 nëntor 2014 – Teksa presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka viziton studiot e platformës Sky Sport Italia, gazetarët e këtij të fundit i bëjnë një vizitë në seancën stërvitore ekipit kombëtar duke marrë dhe një prononcim të trajnerit Gianni de Biazi. Pa patur nevojën e përkthyesit numri një i stolit kuqezi tregon aventurën në stolin kuqezi. "Do të thoja një eksperiencë e mirë, kemi parë të rritet një skuadër e rinovuar dy vite më parë. Do të rritet së bashku me kohën që është e nevojshme por edhe me mundësinë që kemi ne për të peshkuar futbollistë nëpër Europë, më shumë sesa në shtëpi pasi kampionati do edhe pak kohë për të arritur në nivele të caktuara. Ju nuk e besoni por shumë njerëz në Shqipëri bëjnë tifo për Italinë pas kombëtares së tyre. Kundër Italisë do të bëjnë tifo për kombëtaren  e tyre".

Më pas De Biasi tregon lidhjen e fortë që ekziston midis dy vendeve, si dhe bën të ditur mentalitetin që kjo skuadër duhet të ketë në përballjen me Italinë. "E ndjekin shumë dhe të dielën koha e lirë e tyre kalon duke parë kampionatin italian pasi pothuajse të gjithë janë tifozë me skuadrat italiane. Ne do të bëjmë lojën tonë, do të kërkojmë të jemi inteligjentë, madje të përulur dhe të mos flutojmë për një rezultat si ai në Francë". Në fund vjen dhe një vlerësim me notë për Italinë e Contes. "Italisë së Contes i jap një votë të lartë, për mua 8 është notë e lartë, ia jap sepse nuk ishte e lehtë pas problemeve që pati kombëtarja pas botërorit. Ai hyri menjëherë me grintën dhe idetë e tij, i coi përpara. Dje pati disa probleme sepse përballë kishte një skuadër të organizuar me vlera teknike por barazimi qëndron. 10 pikë në 4 ndeshje është dicka shumë shumë e mirë".