De Biasi sërish protagonist në mediat italiane. Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit e fillon mediatikisht vitin me një intervistë për të përditshmen “Il MessageroVeneto”, ku flet për Kombëtaren duke dhënë opinionin e tij edhe mbi çështje të ndryshme për futbollin italian. Gjithçka nis me elozhet e paevitueshme ndaj trajnerit për arritjen e mrekullueshme me kualifikimin e Shqipërisë në Europian ,me De Biasin që e nis me një batutë përgjigjen se cili do të jetë objektivi i kuqezinjve në Francë. “Ta fitojmë, – thotë fillimisht De Biasi duke shtuar, – Përtej shakave ne duam të bëjmë një figurë të mirë. Do ta shesim shtrenjtë lëkurën me të gjithë. Francën e kemi mundur, Rumania është një skuadër në rritje dhe po ashtu dhe Zvicra është e fortë”.
Trajnerit nuk i duhet shumë për të evidentuar se cila është arma më tepër e Shqipërisë duke u shprehur. “Ndjenja e përkatësisë me Kombëtaren. Djemtë janë me të vërtetë të lidhur me flamurin e tyre dhe në fushë lojtarët japin 101%:”. Siç bën pothuajse gjithmonë në daljet e tij për mediat e përtej Adriatikut edhe këtë herë trajneri i Kombëtares nuk harron të bëjë “sponsorin” për talentet e futbollit shqiptar, kur pyetet se cilët futbollistë të rinj do t’i këshillonte klubeve italiane nuk hetizon të shprehet se “përveç Manajt që është te Interi dhe debutoi me gol në Kombëtare, ai ju sugjeron Milot Rashicën që luan te Vitesse, si dhe Liridon Latifin, 22-vjecarin që luan te Skënderbeu të cilët mund të bëjnë shumë mirë sulmuesin e dytë.