9 shtator 2015 – Trajneri Gianni de Biasi do të jetë pjesë e Emisionit Sportiv “Novantessimo Minuto”, në televizionin kombëtar italian Rai, që transmetohet çdo të diel në orën 17:00.
Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka firmosur një kontratë me televizionin italian, dhe do të mbulojë rolin e opinionistit në këtë transmetim. Përkrah tij do të jenë gjithashtu dhe emra të njohur të futbollit italian, si ish-trajneri i Italisë, Cesare Prandelli apo Alberto Malesani. Emisioni do të transmetohet nga ora 17:00 deri në orën 19:30, në kanalin Rai 2.
Novantesimo Minuto është një emision i dedikuar për sfidat e Serisë A italiane, dhe në vitet 80-të dh 90-të ai ka qenë dritarja informative e shumë shqiptarëve për t’u njohur me golat dhe rezultatet e kampionatit italian.
/portali DurresLajm/