Pas humbjes me Francën, në një deklaratë për shtyp, trajneri i Kombëtares Gianni De Bias, u shpreh se ndihej shumë keq për lojtarët pasi nuk e meritonin një humbje të tillë.
“Goli në minutën e fundit ishte shumë i rëndë për lojtarët. Na la shumë të zhgënjyer, pasi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë”.
Më tej ai shtoi se Shqipëria e meriton plotësisht të jetë në këtë kompeticion të futbollit.
“Lojtarët bënë një ndeshje të mirë, sot pashë një skuadër që e tregoi se e meriton të jetë këtu ku është. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë”.
Trajneri italian gjithashtu theksoi se Shqipëria kishte dhe një ndeshje tjetër duke shpresuar që mungesën e golave në dy ndeshjet e para, ta arrinte me një fitore përballë Rumanisë.





