7 shtator 2015 – Gianni De Biasi, do ta drejtojë Kombëtaren e Shqipërisë për herën e 32-të në ndeshjen kundër Portugalisë, shifër kjo të cilën nuk e ka arritur askush para tij.

Description: http://ads.lajmi.net/new/ads/www/delivery/lg.php?bannerid=32&campaignid=1&zoneid=31&loc=http%3A%2F%2Flajmi.net%2Fde-biasi-vendos-rekord-me-kombetaren%2F&referer=http%3A%2F%2Flajmi.net%2Fsport%2F&cb=f55977a318Italiani, i cili e ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare, në sfidën ndaj Danimarkës u barazua me gjermanin, Hans-Peter Brigel, ndërsa me ndeshjen ndaj Portugalisë, De Biasi do të bëhet trajneri që e ka drejtuar më së shumti Kombëtaren e Shqipërisë, transmeton Sportal.

Gianni e mori drejtimin e Shqipërisë më 14 dhjetor 2011 dhe që atëherë në 31 ndeshje të zhvilluara ai e ka thyer edhe një tjetër rekord. Italiani i ka rezultatet më pozitive se cilido përzgjedhës i mëparshëm i Shqipërisë. De Biasi ka arritur t’i fitojë 12 nga 31 ndeshjet e zhvilluara, ka barazuar në 8 dhe i ka humbur 11 prej tyre.

/portali DurresLajm/