Xhani De Biazi me shumë gjasa në tetor do e mbyllë me Shqipërinë, ndërkohë që me kualifikikim e Shqipërisë në Europian, ai ka fituar shumë pikë në Itali.Emri i tij vijon të mbetet në treg, teksa së fundmi ka qenë gazetari i “Sky”, Masimo Mauro, i cili në një editorial të bërë në “La Repubblica” thekson se zikaltërve u duhet një trajneri italian dhe se De Biazi është emri i duhur për ta.

Sigurisht, ky sugjerim do jetë i vështirë të merret parasysh nga Interi, që dje zyrtarizoi largimin e Stefano Piolit dhe tashmë do tentojë të përmbushë dëshirën për të afruar një mes Diego Simeones dhe Antonio Kontes, emra për të cilët Interi është i gatshëm të ofrojë paga të çmendura: 15 milionë euro në sezon.