Xhani De Biazi do të shohë në fushë më shumë shqiptarë, se ata të cilët ka në dispozicion më 11 qershor në Lens. Trajneri i Kombëtares në intervistë për mediat zvicerane sqaroise nuk e donte Zvicrën si kundërshtare pikërisht për këtë fakt. “Nuk e prisnim të luanim me Zvicrën. Është një ndeshje e çuditshme, pasi aty luajnë shumë shqiptarë, do të ishte mirë ta kishim shmangur, por tani ndodhi. Ata quhen ‘tradhtarë’ nga shqiptarët, sepse zgjodhën të luajnë për një vend tjetër. Unë mendoj që gjithkush duhet të jetë i lirë në zgjedhjen e tij. Ata kaluan fëmijërinë atje dhe janë përshtatur dhe ndihen zviceranë, por në zemër do të mbeten gjithmonë shqiptarë”, komentoi De Biazishortin për gazetën “Blick”.

Xhani De Biazi është interesuar për lojtarë të tjerë, të cilët janë pjesë e ekipeve të Zvicrës. Sipas De Biazit, ai nuk po mendon për momentin për këtë, por për trajnerin e Kombëtares dera është e hapur për këdo. Kombëtarja do të përgatitet në Grac të Austrisë për finalet e Europianit, në aktivitetin debutues në fazën finale të një turneu madhor.