Pak kohë pas deklaratës së trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi, se Alban Mehën nuk e ka ftuar në dy miqësoret e fund marsit për shkak se ai nuk është aktivizuar mjaftueshëm me kuqezinjtë, kanë reaguar edhe familjarët e futbollistit. Në një reagim të publikuar nga vëllai i mesfushorit të Koniasporit në rrjetin social “Facebook”, në profilin ‘Feri Blerina Meha’, thuhet se arsyet e mos përfshirjes së Dehës në Kombëtare janë absurde dhe të turpshme.
Reagimi i plotë i Feri Blerina Meha në Facebook:
“Përgjigjet e De Bazit janë absurde, nuk e ftoj se luajti në eliminatore vetëm 12minuta!! Në fakt ke ftuar futbollist qe s’kanë luajtur asnjë minutë, pastaj De Bazi nuk ikim në Francë për turistë, ikim për të përfaqësuar sa më mirë kombëtaren, dhe ky përfaqsim bëhet me futbollistët që janë më në forme, në listën tënde ka futbollist që kanë harruar ca është topi ka muaj që s’kanë luajtur, ka nga ata që luajnë vetëm për Krishtlindje dhe zënë vendin e atyre që luajnë dhe shënojnë çdo javë! De Biazi ne e dimë, që edhe ti e din, që ajo arsyeja që dhe është banale dhe e turpshme, ishte më mirë ta tregosh të vërtetën, gjithsesi nuk habitem se mezi pret përfundimin e evropianit, oferta pa fund për ty …”, thuhet në reagimin e vëllait të futbollistit.
Ndërkaq, paraditen e së hënës, trajner De Biazi deklaroi se: “Meha është një futbollist që gjithsej në eliminatore ka luajtur vetëm 13 minuta, ndaj besoj se është e qartë pse nuk e ftoj”.