Mesfushori i blerë nga Barcelona, De Jong, i cili do të bashkohet me gjigantët e La Liga-s në sezonin e ardhshëm, tha se ishte më e vështirë për Ajaxin në Madrid se ndaj Juventusit.
"Unë nuk e di nëse kjo është ndeshja më e mirë e jetës sonë, por gjithçka shkoi si duhet", tha De Jong për “RMC Sport”.
"Në Madrid ishte më e vështirë, sepse e kishim humbur ndeshjen e parë. Juventusi është shumë i fortë, shumë i disiplinuar, por në pjesën e dytë kemi treguar potencialin tonë të vërtetë. Trajneri na kërkoi të bënim të njëjtat gjëra si zakonisht, të luanim topin dhe të zotëronim lojën. A mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve? Ne jemi në gjysmëfinale, kemi një shans, por nuk jemi favoritë. Sigurisht, gjithçka është e mundur në këtë kompeticion".
Ajax do të përballet me Tottenham, ose Manchester City në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.





