Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka komentuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në Grupin B në Euro 2024.

Italia dhe Kroacia janë një nivel shumë i lartë, por 62-vjeçari insiston se duhet të kenë kujdes nga Shqipëria e Silvinjos.

“Të gjithë rivalët tanë janë të nivelit të një kompeticioni si Europiani, skuadra të nivelit të lartë. Të gjithë grupet janë të forta dhe komplekse. Por, ndoshta grupi ynë i përket një niveli edhe më të lartë, gjë që na detyron të jemi të përqendruar në maksimum që në fillim. Italinë dhe Kroacinë i njohim në perfeksion. Por edhe Shqipërinë, një skuadër tepër e rrezikshme. Do ta nisim fuqishëm, sepse dy rivalët e parë janë Kroacia dhe Italia, por përvoja ime më thotë se në këto turne ka rëndësi të madhe të jesh i fokusuar që në fillim”, u de la Fuente.

Shqipëria debuton në Europian në 15 qershor kundër Italisë në Dortmund. Katër ditë më vonë do të sfidojë Kroacinë në Hamburg dhe në 24 qershor do të përballet me Spanjën në Dusseldorf.